LAJME

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2025, 14:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren jorezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, znj. Janne Jõesaar-Ruusalu, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit, presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Jõesaar-Ruusalu për angazhimin e saj të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë.

“Ajo u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin në fushat e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, ndërkaq ripërsëriti iniciativën e saj për thellim të raporteve me Estoninë në fushën e mbrojtjes. Presidentja Osmani po ashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Në fund, Presidentja Osmani i uroi ambasadores Jõesaar-Ruusalu suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme diplomatike”, shkruan tutje në njoftimin e Presidencës.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika