Home LAJME Presidentja Osmani pritet me ceremoni ushtarake në El Salvador

Presidentja Osmani pritet me ceremoni ushtarake në El Salvador

0
Presidentja Osmani pritet me ceremoni ushtarake në El Salvador

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në El Salvador, më 30.05.2024, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të këtij shteti, Nayib Bukeleme.

Osmani është pritur me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake.

Ajo ka thënë se krijimi i aleancave të reja dhe thellimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës në El Salvador.

Vizita e presidentes Osmani, sipas Zyrës së Presidencës, është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

“Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me Presidentin Bukele” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Tutje u tha se fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.

Presidentja Osmani, siç thuhet në njoftim, pritet të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here