Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së, Karen Donfried, si dhe zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.
Me delegacionin amerikan po ashtu do të takohet edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ndryshe Departamenti i Shtetit pati njoftuar se nga 25 deri më 29 prill, Donfried do të qëndrojë në Kosovë, Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut si dhe në Serbi.
“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhej në njoftim.