Presidentja Osmani pret në takim Rohden, temë diskutimi edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në njoftimin e bërë nga Presidenca, kanë njoftuar se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

“Presidentja Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në takim u diskutua edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit, me ç’rast, Presidentja Osmani përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces”, thuhet në njoftimin e Presidencës./GazetaSinjali/

Next Post

Të Fundit

isim değiştirme