Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Vizita e Ramës në Kosovë po ndodh në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Takimi Osmani – Rama që ka nisur rreth orës 08:30 po mbahet i mbyllur për media.
Ndërsa, në një ceremoni që do të mbahet në Kuvendin Komunal të Prishtinës në ora 13:00, kryeministrit Edi Rama do t’i ndahet titulli “Qytetar Nderi i Kryeqytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Po ashtu, Rama do të jetë pjesë e konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në shënim të 25-vjetorit të lirisë së Kosovës.