LAJME

Presidentja Osmani pret në takim kryeministrin Abazoviq

Presidentja Osmani pret në takim kryeministrin Abazoviq
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2023, 10:21

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur këtë të shtunë kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Takimi mes tyre ka nisur dhe i njëjti është i mbyllur për media.

Po ashtu Abazoviq, në vazhdën e vizitës treditore në Kosovë, këtë të shtunë do të ndalojë tek Devolli Corporation, ku bashkë me delegacionin do të pritet nga pronari i korporatës, Shkëlqim Devolli në fabrikën e Prince Caffe.

Pas vizitës, Devolli si nikoqir do të shtrojë iftar për mysafirët nga Mali i Zi, meqë vizita e tyre po zhvillohet në muajin e Ramazanit.

Kujtojmë se Abazoviqi dje u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti, ku u nënshkrua marrëveshja për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika