Home LAJME Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit, Muhammad Zulqar Nain

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit, Muhammad Zulqar Nain

0
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit, Muhammad Zulqar Nain

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Republikës Popullore të Bangladeshit në Republikën e Kosovës, Muhammad Zulqar Nain.

Presidenca njofton se gjatë takimit, Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Nain dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Siç bën të ditur Presidenca, në këtë drejtim, ajo përmendi takimin me kryeministrin e Bangladeshit gjatë Javës së Nivelit të Lartë të KB-së në Neë York, Muhammad Yunus, ku thuhet se u ritheksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy popujve.

Nga ana e tij, në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se ambasadori Nain shprehu vullnetin e Bangladeshit për të forcuar më tej marrëdhëniet diplomatike dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis dy vendeve. Ai përcolli urimet e përzemërta të udhëheqjes së Bangladeshit për popullin e Kosovës, duke shprehur bindjen se raportet ndërmjet dy shteteve do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen, njofton Presidenca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here