Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
GazetaBlic ka mësuar se datat e mundshme janë 10 dhe 17 Tetor, ndërsa gjithçka do të varet nga afati kohor i marrëveshjes me partitë politike.
Pra, nëse para datës 10 Qershor do të ketë një ujdi mes Presidentes e partive politike, atëherë 10 Tetori është data e mundshme e zgjedhjeve, respektivisht nëse ujdia mes palëve arrihet pas datës 10 Qershor, atëherë data e mundshme është 17 Tetor.





