LAJME

Presidentja Osmani në takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, diskutojnë edhe për kërcënimet nga Sërbia

Presidentja Osmani në takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, diskutojnë edhe për kërcënimet nga Sërbia
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2024, 15:13

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e enjte ka  pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim u diskutuan tema lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika