LAJME

Presidentja Osmani në SHBA, diskutoi në Institutin Ndërkombëtar Republikan

Presidentja Osmani në SHBA, diskutoi në Institutin Ndërkombëtar Republikan
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2024, 16:36

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA për të marrë pjesë në disa aktivitete me tema për gratë, paqen dhe sigurinë.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se aktivitetet e saj sot i filloi në Institutin Ndërkombëtar Republikan, ku sipas saj diskutuan mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe të ardhmen e Kosovës.

“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës. Falenderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”, shkruan presidentja Osmani./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika