Presidentja Osmani në parakalimin e FSK-së dhe Policisë: Dhimbjet e së kaluarës na kujtojnë se liria ka çmim të lartë

LAJMEMë pak se 2 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|4 orë
Presidentja Osmani në parakalimin e FSK-së dhe Policisë: Dhimbjet e së kaluarës na kujtojnë se liria ka çmim të lartë

Ka filluar ceremonia e parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Qindra qytetarë po marrin pjesë për ta ndjekur nga afër.

Paraprakisht, u mbajtë fjalimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë, foli për  rëndësinë e sakrificës së luftëtarëve dhe kujtimin e viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Dhimbjet që nuk shihen gjithmonë, por që jetojnë gjatë në kujtesën tonë kolektive, nuk do të harrohen kurrë. Na kujtojnë se liria ka çmim të lartë dhe drejtësia për mijëra të vrarë, përfshirë edhe fëmijë, mbetet një obligim i përhershëm i yni”- tha Presidentja Osmani.

Presidentja theksoi gjithashtu sakrificën e të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjen e brezave që kulmoi me shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

“Sot, para jush që qëndron një republikë 18 vjeçare, e lindur nga sakrifica, e ushqyer nga qëndresa dhe e forcuar nga shpirti i popullit të saj dhe të secilit prej jush”- tha ndër të tjera Osmani.

“Kosova është shtet i lirë, i papërkulur, i vendosur për ta mbrojtur lirinë e vet në çdo pëllëmbë të saj”- shtoi tutje Osmani./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika