LAJME

Presidentja Osmani nderon me homazhe dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe

Presidentja Osmani nderon me homazhe dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Mars 2025, 13:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me homazhe dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe, duke vizituar Kompleksin Memorial të këtij fshati.

Ajo i ka përkujtuar ata që dhanë jetën në masakrën tragjike të 26 viteve më parë.

Së bashku me të ishte edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në datat 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit, u masakruan 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u shkatërruan nga flakët.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe të tmerrshme të kryera mbi popullsinë shqiptare nga ushtria serbe.

Më tutje, presidentja Osmani do të bëjë homazhe edhe në Krushë të Vogël.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika