Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Polacit dhe të Abrisë së Poshtme, teksa ka thënë se nuk do të ndalim përkushtimin për sjelljen e autorëve para drejtësisë.
“Polaci dhe Kosova sot kujtojnë prillin e vitit 1999, kur regjimi gjenocidal i Serbisë në një ofansivë njëjavore, vrau 78 martirë të këtij fshati dhe atyre përreth. Sot i kujtojmë dhe përulemi me respekt edhe për 8 dëshmorët e UÇK-së, të cilët ranë në altarin e lirisë. Makineria e regjimit gjenocidal të Serbisë afro dy muaj para kapitullimit të saj, intensifikoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik anembanë Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.





