LAJME

Presidentja Osmani: Kisha kënaqësinë që para disa ditësh të vizitoj Qendrën Nacionale të Xhudos!

Presidentja Osmani: Kisha kënaqësinë që para disa ditësh të vizitoj Qendrën Nacionale të Xhudos!
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2026, 09:18
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar ditë më parë Qendrën Nacionale të Xhudos, ku është pritur nga kampionët dhe ekipi profesionist i këtij sporti.
Gjatë vizitës, Osmani është takuar me trajnerin Toni Kuka dhe kampionet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, si dhe me pjesëtarë të tjerë të ekipit, duke vlerësuar përkushtimin dhe sukseset e tyre të vazhdueshme.
Presidentja theksoi se sa herë që ndodhet pranë këtij ekipi, ndjen disiplinën, shpirtin garues dhe dashurinë e madhe për vendin, që sipas saj i karakterizon sportistët kosovarë.
Ajo shprehu mirënjohje të veçantë edhe për ekipet ndërkombëtare nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia, të cilat kanë zgjedhur Kosovën si vend për stërvitje dhe zhvillim profesional.
Sipas Osmanit, falë punës së vazhdueshme dhe vizionit të Federata e Xhudos e Kosovës, Kosova është shndërruar në një qendër të rëndësishme ndërkombëtare të xhudos, duke tërhequr talente nga e gjithë bota.🌍
Në fund të vizitës, presidentja falënderoi ekipin për pritjen dhe kontributin e tyre në ngritjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika