Home LAJME Presidentja Osmani kërkon që bizneset tajlandeze të investojnë në Kosovë

Presidentja Osmani kërkon që bizneset tajlandeze të investojnë në Kosovë

0
Presidentja Osmani kërkon që bizneset tajlandeze të investojnë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin në Tajlandë.

Ajo sot ka marrë pjesë në tryezën e karakterit ekonomik të organizuar nga Ambasada e Kosovës.

Aty ajo me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se janë diskutuar mundësitë për tërheqjen e investitorëve tajlandez në Kosovë.
Postimi i plotë i presidentes:

Në kuadër të vizitës në Tajlandë u mbajt tryeza e karakterit ekonomik e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese. Në prezencë të bizneseve e shoqatave nga Tajlanda, në mesin e të cilave disa nga kompanitë më të suksesshme aziatike në fushën e energjisë, ICT, tekstilit, arsimit e turizmit, diskutuam për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.

Gjatë vizitës, delegacionit iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, z.Arian Zeka, i cili bëri prezentimin për potencialin ekonomik të Kosovës para bizneseve tajlandeze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here