LAJME

Presidentja Osmani kërcënohet sërish me jetë

Presidentja Osmani kërcënohet sërish me jetë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2025, 19:53

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe familja e saj, është kërcënuar  me jetë.

Kërcënimi shefes së shtetit është bërë përmes një emaili në gjuhen angleze ku kërcënuesi i familjes i thotë presidentes “do të vras ty dhe familjen tënde”.

Kërcënimin ndaj Osmanit e ka konfirmuar Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Kërcënimi i bërë në një zinxhir emailash, ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e po ashtu familjen tënde”. Deri në këto momente nuk kemi informacione se a janë ndërmarrë hapa nga institucionet përkatëse”, tha

Osmani është kërcënuar disa herë me jetë, ndërsa deri tani nuk ka pasur as të arrestuar e as raste kur kërcënuesit kanë dalë para drejtësisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika