LAJME

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Tetor 2023, 16:14

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Zoran Milanović ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci ku fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika