- Reklama -

Presidentja Osmani iu drejtohet qytetarëve për Ramazan

Presidentja Vjosa Osmani iu është drejtuar besimtarëve myslimanë në nder të muajit të Ramazanit, duke ua uruar këtë festë dhe përçuar disa mesazhe tek ta.

Këtë ajo e ka bërë nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, duke thënë se ka nevojë për shpresë, kurajo e mbështetje tek njëri tjetri, andaj ky muaj është adekuat që të arrihen këto.

- Reklama -

“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, dua t’i uroj të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit. Ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj”, citohet të ketë thënë Osmani.

“Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar”, thuhet më tej në komunikatë.

“Të dashur besimtarë, le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit!”, përfundon komunikata.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort