LAJME

Presidentja Osmani: Integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën

Presidentja Osmani: Integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Gusht 2023, 20:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian, Alpbach 2023.

Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se kishte nderin të diskutojë në panelin kryesor, së bashku më përfaqësues të shteteve të tjera, në temën “Një Evropë e guximshme”.

“Kjo ështe tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach, ku kisha nderin të diskutoj në panelin kryesor, së bashku më përfaqësues të shteteve të tjera.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sipas saj, pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën. “Familja euro-atlantike është familja jonë!”./RTK/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika