Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit, Starlink.
“Mirësevjen në Kosovë,” ka shkruar Osmani në platformën X, duke etiketuar kompaninë Starlink dhe inovatorin Elon Musk.
Rrjeti i satelitëve të internetit, Starlink, tani është i disponueshëm edhe mbi territorin e Republikës së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë Starlink.
“Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët i Starlink tani është në dispozicion në Kosovë!” thuhet në njoftim.
Welcome to Kosovo @Starlink @elonmusk https://t.co/lSPvbRQcGC
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 21, 2024