LAJME

Presidentja Osmani: FSK është e gatshme të mbrojë sovranitetin e Kosovës

Presidentja Osmani: FSK është e gatshme të mbrojë sovranitetin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Dhjetor 2022, 12:03

FSK është e gatshme të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës, ka deklaruar presidentja Osmani, para ushtarëve të FSK-së, në Istog.

Presidentja tha se synimi strategjik është anëtarësimi në NATO për t’i treguar botës se FSK është e gatshme në shërbim të paqes dhe sigurisë globale.

Osmani shtoi se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri dhe sot më shumë se kurrë sipas saj duhet vigjilencë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika