LAJME

Presidentja Osmani e kryeministri Kurti kthehen nga SHBA

Presidentja Osmani e kryeministri Kurti kthehen nga SHBA
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2022, 09:40

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti do të kthehen sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krerët e shtetit qëndruan në Uashington nga e hëna ku pos takimit me Sekretarin Blinken, ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes 200 milionë dollarëshe me MCC-në.

Rreth orës 12:30 ata do të mbajnë një konferencë për media në aeroport.

Lajmin e ka, përmes një njoftimi për media.

“Sot (30.07.2022), në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për media të Presidencës së Kosovës./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika