Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot njëzet e katër (24) prokurorë.Siç bëhet e ditur në njoftim, pothuajse gjysma prej tyre gra.
Presidentja Osmani dekreton njëzet e katër prokurorë të rinj

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale”.
Presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

BQK dhe ATK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e integritetit financiar

Përfundon vizita e ekspertit amerikan Dr. Carl Canlas në Universitetin “Ukshin Hoti”

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

