- Reklama -

Presidentja Osmani cakton 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se data 28 dhjetor është ajo më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ka shtuar se pas dështimit të djeshëm të Kuvendit për të zgjedhur Qeverinë, sot përmes dekretit presidencial e ka shpërndarë.

- Reklama -

“Para se ta nënshkruajë dekretin për shpërndarje kam bërë përpjekjen e fundit që partitë të kthehen në Kuvend që të miratohen zgjatjet buxhetore në mënyrë që as pagat e qytetarëve tanë e as funksionimi i shtetit tanë të mos bllokohen dhe të kemi buxhet deri në mars. Së dyti ka qenë edhe pako presidenciale prej pesë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej 1 miliardë euro dhe çështje të tjera të rëndësishme për të cilat kam shpresuar për vullnet politik”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk pati vullnet politik.

“Ka ekzistuar baza kushtetuese e qartë që edhe pas dështimit të mandatarit të dytë të Kuvendit, Kuvendi të mblidhet dhe të marrë vendime. Kuvendi mund të jetë funksional derisa të nënshkruhet dekreti për shpërndarje. Në mungesë të vullnetit politik, nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveç që të nënshkruajë dekretin për shpërndarje. Është për keqardhje që nuk u arrit një dakordim i tillë, jo pse marrëveshjet e dobëta por sepse mungonte vullneti”, ka shtuar ajo.

Ajo ka folur për marrëveshjet që nuk do të mund të ratifikohen, duke shtuar se ato do të sillnin të ardhura për fëmijë, spitale, biznese, fermerë e kategori të tjera.

Ka shtuar se mosvotimi i tyre nuk dënon parti, por qytetarë.

Osmani ka thënë se një Kosovë e dobësuar është humbje për të gjithë.

“Një shtet që humb fondet e BE-së dhe Bankës Botërore humb besimin e partnerëve. Thirrja ime për partitë është që të bëjnë fushatë dinjitoze dhe pas rezultateve merreni përgjegjësinë që ju takon”, ka thënë ajo,

Ajo ka thënë se data 11 janar është përjashtuar si mundësi për mbajtje të zgjedhjeve./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort