Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediumin “NBC News”, ku ndër të tjera ka folur edhe për ish-kryeprokurorin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Jack Smith.
Ai fillimisht tregon se ajo çfarë i ka bërë Jack Smith atij është një turp.
“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste”, ka thënë Trump, duke i përmendur akuzat e shumta që ia ka bërë prokurori Jack Smith.





