Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e saj slloven Borut Pahor nga i cili pranoi urime të përzemërta për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës.
Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.





