LAJME

Presidenti maqedonas Pendarovski viziton sot Kosovën

Presidenti maqedonas Pendarovski viziton sot Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2021, 08:18

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do ta presë në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika