- Reklama -

Presidenti malazez kthen ligjin e dhënies me qira për 99 vjet për Plazhin e Madh në Ulqin

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nuk e ka dekretuar një ligj i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe banimi.

Milatoviq e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por jo atë që ka të bëjë me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme.

- Reklama -

Në njoftim, Presidenca e Malit të Zi të martën ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të “shumë çështjeve të hapura lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”.

Këto ligje ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi. Ato marrëveshje ishin kundërshtuar nga deputetët shqiptarë.

Ndryshe pasi u konfirmua se investitori i njohur Mohamed Alabar do ta ridrejtonte interesin e tij në Mal të Zi, komunat në Malit të Zi reaguan shpejt, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të tërhequr investime përmes projekteve specifike që do të sillnin zhvillim, vende të reja pune dhe do të stimulonin rritjen ekonomike.

Kryetarët e komunave  theksojnë se janë të hapur për ardhjen e Alabarit, por edhe të të gjithë investitorëve të tjerë seriozë dhe të përshtatshëm, me kusht që të gjitha projektet të zbatohen në mënyrë plotësisht transparente, në përputhje me ligjin dhe në interes të komuniteteve lokale dhe qytetarëve.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş