Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë të merkurën se askund në dokumentet e Bashkimit Evropian nuk shkruan që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Siç shkruan “Tanjug”, Milanoviq duke qartësuar të pathënat nga Forumi i Prespës në Ohër, ka thënë se nuk ka asnjë dokument të Bashkimit Evropian në të cilin thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u pranuar në BE.





