- Reklama -

Presidenti kroat mori pjesë në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të ri kroat në Kosovë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, të hënën në Petrinjë ka marrë pjesë në lamtumirën ceremoniale të kontingjentit të 37-të kroat në misionin e NATO-s, KFOR në Kosovë.

“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat, kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Por ne nuk ndërhyjmë në atë politikë siç edhe bëmë shumë vite më parë, kur e njohëm Kosovën”, citohet të ketë thënë Milanoviq.

- Reklama -

Milanoviq ka vlerësuar se Kroacia nuk e bëri këtë “për të dëmtuar Serbinë”, por për ta “shpërblyer Kosovën për atë që ka kaluar”, ka njoftuar zyra e presidentit kroat.

“Shpresoj se së shpejti do të jemi të pranishëm në numër më të vogël dhe simbolik në misionin EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë, nga i cili na mbajnë në distancë”, tha Milanovic.

Ai vlerësoi se ishte “e papranueshme dhe irrituese që kjo të ndodhë edhe pas 25 vitesh” dhe pyeti ata që vendosin për këtë “pse asnjë oficer kroat nuk mund të jetë në atë mision”.

Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, Robert Hranj dhe komandanti i Ushtrisë Kroate, Boris Sheriq.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort