Presidenti Zoran Milanoviç ka shkuar në Petrinja, qytetin më të goditur nga tërmeti në Kroaci. Gjatë vizitës së tij atje ai ka bërë dhe një koment për situatën, të cilën e ka quajtur të tmerrshme. Gjithashtu ai e ka krahasuar dhe me tërmetin që preku vendin tonë një vit më parë, ku dëmi më i madh u bë në Durrës, sipas tij forca e goditjes është e njëjta
Presidenti kroat: E tmerrshme, tërmeti i sotëm pothuajse me të njëjtën forcë si ai në Durrës

“E tmerrshme! Çfarë tmerri!, këto ishin edhe fjalët e para të presidentit të vendit Milanoviç. “Ushtria është këtu. Kazermat mund të strehojnë disa qindra njerëz, familje. Por … është një tmerr. Ishte një vit i vështirë, i tmerrshëm. Ky është si të shtosh edhe një dhimbje listës me dhimbje pa fund. Kjo do të ndërtohet, por një njeri, një fëmijë humbi jetën. Vitin e kaluar tërmeti më i fortë ishte në Durrës, Shqipëri, 6, 4 ballë. Ky është praktikisht e së njëjtës forcë,”-ka thënë presidenti.
Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë, duke shkaktuar 20 të plagosur deri tani dhe të paktën një viktimë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Haradinaj me kritika: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Nis aplikimi për dokumente kosovare për serbët që jetojnë ose punojnë në Kosovë

Ulen armët në Iran, Trump njofton armëpushim 5-ditor dhe nisjen e negociatave me Teheranin

