LAJME

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gjilanit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Prill 2025, 00:09

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është nderuar të enjten me titullin “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Këtë çmim, presidenti Begaj e mori për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me emocion, mirënjohje dhe përulësi pranova sot titullin “Qyetar Nderi” i Gjilanit, të këtij qyteti në rrugët e të cilit ndihet historia, energjia rinore, shpresa për të ardhmen. Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e trungut të përbashkët”, ka shkruar presidenti Begaj në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika