LAJME

Presidenti i ri i Shqipërisë, të hënën bën vizitën e parë në Kosovë

Presidenti i ri i Shqipërisë, të hënën bën vizitën e parë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Gusht 2022, 16:11

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, që do të nis nga ora 12:15.

Nuk dihet nëse Begaj do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani, apo kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kujtojmë se Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai e zëvendësoi ish-presidentin Ilir Meta. /klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika