Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq tha të premten në një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se të gjithë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë ende këtë duhet ta njohin Kosovën, njoftoi zyra e presidentit kroat.
“Të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare të Kosovës janë përmbushur dhe veçanërisht Kosova duhet të njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë ende këtë”, tha Millanoviq në një takim me Kurtin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci.
Shtetësia e Kosovës nuk njihet nga Spanja, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia, anëtarë të BE-së.





