Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dalë në krah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, pas takimit me tone të larta që ai pati me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me ç’rast ky i fundit ka urdhëruar që presidenti ukrainas të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Zelenskyt: Je i fort, trim, i patrembur – nuk je kurrë vetëm

Costa i tha Zelenskyt se dinjiteti i tij e nderon trimërinë e popullit ukrainas dhe se nuk do të jetë kurrë vetëm.
“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar president Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Costa në “X”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Një person i dehur hyn në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia në vendin e ngjarjes

Ishin duke mbledhur boronica, qytetari pretendon se hasën në një mjet të dyshuar në Malet e Sharrit

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

