Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, priti në një takim në Sofje përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Komunitetit Bullgar në Kosovë.
Presidenti bullgar është shprehur se Bullgaria i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me komunitetin historik bullgar në Republikën e Kosovës, i cili ruan gjuhën, vetëdijen dhe traditat kulturore dhe do të vazhdojë të punojë për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike dhe arsimore ndërmjet dy vendeve, të cilat do të ketë një efekt pozitiv dhe për këtë komunitet.





