LAJME

Presidenti, Gjukanoviq, shpërndan parlamentin, Mali i Zi shkon në zgjedhje

Presidenti, Gjukanoviq, shpërndan parlamentin, Mali i Zi shkon në zgjedhje
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2023, 19:16

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka shpërndarë parlamentin sot, pas skadimit të afatit prej 90 ditësh që mandatari Miodrag Lekiq kishte për të formuar qeverinë e re.

Sipas ligjit malazez, Gjukanoviq është i detyruar të thërrasë zgjedhjet parlamentare një ditë pas shpërndarjes së parlamentit, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 80 ditë nga data e shpalljes së zgjedhjeve, shkruan Index.

Gjukanoviq më parë kishte refuzuar t’ia besonte mandatin Lekiqit, duke pretenduar se ai nuk e kishte bindur atë se kishte mbështetjen e deputetëve për të formuar një qeveri të re.

Pas kësaj, partitë në pushtet në Mal të Zi, të udhëhequra nga Fronti Demokratik pro-Serb, miratuan amendamentet në ligjin për presidentin, i cili bëri të mundur që presidenti i parlamentit ta bënte këtë në rast të refuzimit të presidentit për t’i besuar mandat Lekiqit.

Komisioni i Venecias dha një mendim negativ për atë ligj, duke gjykuar se ai bie ndesh me kushtetutën malazeze dhe u dënua nga zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së, të cilët kërkuan që qeveria në Mal të Zi të mos formohet në bazë të një ligj antikushtetues.

Kërkesa e tyre u miratua nga përfaqësuesit e URA-s, partia e kryeministrit teknik Abazoviq, i cili nuk pranoi të mbështesë kabinetin e Lekiqit para se ai të vinte në parlament.

Ndërkohë, të dielën në Mal të Zi mbahen zgjedhjet presidenciale, në të cilat marrin pjesë shtatë kandidatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika