LAJME

Presidenti Begaj reagon për kalimin e Raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE: Arritje e merituar

Presidenti Begaj reagon për kalimin e Raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE: Arritje e merituar
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2024, 21:08

Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka reaguar pasi ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës të mbajtur në Paris të Francës.

Përmes një shkrimi, Presidenti Begaj ka deklaruar se kjo arritje e merituar dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane.

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane” thuhet në shkrimin e Presidentit Begaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika