LAJME

Presidenti Ademi viziton klubet gjatë përgatitjeve për stinorin pranveror në Antali

Presidenti Ademi viziton klubet gjatë përgatitjeve për stinorin pranveror në Antali
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Janar 2022, 11:57

Klubet e BKT Superligës ndodhen në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror. E shumica prej tyre kanë zgjedhur si destinacion Antalinë për fazën e përgatitjeve intensive dhe të ndeshjeve testuese, duke pasur parasysh kushtet atmosferike dhe ato të infrasratrukturës që i ofron ky vend bregdetar.

Duke pasur parasysh se shumica e klubeve ndodhen në Turqi, presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri dhe anëtarit të KE-së, Naser Ajeti, ndodhet për vizitë atje, për ta parë nga afër punën që po e bëjnë klubet tona gjatë këtyre përgatitjeve.Dje në mbremje, presidenti Ademi e ka vizituar SC Gjilanin, ku është pritur nga kryetari i klubit Florim Zuka dhe stafi i skuadrës.

Me këtë rast, kreu i FFK-së përgëzoi drejtuesit e këtij klubi për organizimin dhe kushtet e mira që i kanë krijuar për futbollistët dhe stafin e skuadrës, si dhe i dëshiroi punë të mbarë e të suksesshme dhe pa lëndime. Ndërkaq, kryetari i SC Gjilanit, Florim Zuka e falënderoi presidentin e FFK-së për vizitën dhe për punën e bërë në avancimin e futbollit, si dhe ndihmën që po u jep klubeve, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika