Ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë nga radhët e AAK-së, Jonuz Salihu, ka folur për situatën e krijuar si rezultat i grevave të mësimdhënësve.
Ai ka thënë se Kurti duhet të takohet me urgjencë me Rrahman Jasharajn në kërkim të një zgjidhje, derisa ka bërë thirrje që presidentja Osmani të angazhohet edhe me një përpjekje të radhës që e hëna të jetë ditë mësimi.
“Kryeministri me urgjencë duhet të takohet. Nuk është turp që presidentja me e pas edhe një takim. Unë besoj që ka ndikim te kryeministri”, ka thënë Salihu në Frontal të T7.





