Shefja e stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka reaguar ndaj akuzave dhe pretendimeve që, sipas saj, po qarkullojnë në publik për një “puç” apo skenar të organizuar nga presidentja për rrëzimin e Qeverisë.
Përmes një reagimi publik, Hollaj i ka cilësuar këto pretendime si shpifje dhe të pavërteta, duke theksuar se akuzat për një plan të tillë në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm politikë janë të pabazuara.
Ajo ka përmendur edhe pretendimet për bashkëpunim të mundshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ish-emisarin amerikan Richard Grenell, presidentin e Serbisë Sipas Hollajt, presidentja Osmani nuk ka qenë dhe nuk do të bëhet pjesë e skenarëve të tillë, pasi për të politika është përgjegjësi ndaj Republikës, Kushtetutës dhe qytetarëve.





