- Reklama -

Presidenca: Osmani do t’i ftojë partitë për konsultime brenda afatit

Qeveria e re e propozuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk mori votëbesimin në Kuvendin e Kosovës. Me këtë, procesi për formimin e qeverisë kalon tani në duart e presidentes Vjosa Osmani, e cila – sipas kabinetit të saj, do t’i ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues.

“Presidentja Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese,” ka thënë për RTK-në këshilltari për media, Bekim Kupina.

- Reklama -

Pak ditë më parë, presidentja kishte paralajmëruar se, në rast të mosvotimit të Qeverisë, ajo brenda dhjetë ditëve do t’i ftojë partitë për të parë nëse ndonjëra mund të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë Qeverinë e re. Propozimi për kabinetin “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka deklaruar se është presidentja ajo që tani duhet të ndërmarrë hapat e ardhshëm kushtetues./RTK

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort