Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidencës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj raportimeve se Gjykata Kushtetuese “do ta rrëzojë” presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se e gjithë kjo është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik.
“E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve. Çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e nenit 4, të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter.





