LAJME

Presidenca e Kosovës reagon pasi helikopterët serbë iu afruan kufirit në veri

Presidenca e Kosovës reagon pasi helikopterët serbë iu afruan kufirit në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shtator 2021, 20:25

Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar pasi helikopterët serbë fluturuan shumë afër territorit të Kosovës në Jarinje.

Shefi i Kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim në Facebook ka thënë se Serbia po i rrit tensionet në kufi duke grumbulluar njësi policoro-ushtarake.

Sipas tyre, regjimi i Vuçiqit po kthehet në një politik të llojit të Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj.

“Serbia vazhdon të rrisë tensionet rreth kufirit me #Kosovën duke grumbulluar njësi policore-ushtarake. Regjimi hegjemonik i # Vuçiqit po kthehet në politikën e Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj. Përsëri, ata do të dështojnë”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika