LAJME

Presidenca do të njoftojë në profile të reja për aktivitetet e Haxhiut

Presidenca do të njoftojë në profile të reja për aktivitetet e Haxhiut
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2026, 17:39

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka hapur profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, duke synuar siç thuhet në njoftim të sigurojë vazhdimësinë e komunikimit me qytetarët.

Ky vendim vjen pasi profilet ekzistuese sipas njoftimit janë marrë në administrim nga zyra e presidentes së mëparshme  Vjosa Osmani dhe, sipas njoftimit, nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të institucionit.

Sipas Presidencës, profilet e reja do të menaxhohen drejtpërdrejt nga institucioni dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar.

Në njoftim theksohet se komunikimi institucional nuk duhet të lidhet me mandate individuale, ndërsa profilet në rrjetet sociale konsiderohen pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të saj pavarësisht ndryshimeve në krye të institucionit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika