Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet sonte në ring për t’u përballur me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, britanikun Anthony Joshua, në eventin e madh të boksit “The Comeback”, që zhvillohet në Jeddah Superdome të Arabisë Saudite.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, programi kryesor i mbrëmjes pritet të nisë rreth orës 19:00, sipas kohës lokale në Kosovë, ndërsa dueli kryesor mes Prengës dhe Joshuas pritet të zhvillohet rreth orës 23:00–23:30.
Përballja ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare. Joshua, dy herë kampion i unifikuar i botës në peshat e rënda, synon rikthimin në nivelet më të larta të kategorisë, ndërsa Prenga, i njohur për fuqinë e goditjeve dhe përqindjen e lartë të nokautëve, kërkon fitoren më të madhe të karrierës së tij.
Të dy boksierët kanë kaluar me sukses matjet zyrtare. Anthony Joshua peshoi rreth 114 kilogramë, ndërsa Kristian Prenga rreth 119 kilogramë.
Meçi do të transmetohet në mbarë botën përmes DAZN.