Mashtronte për viza pune në Angli, përfitoi 16.700 euro
Mediat shqiptare shkruajnë se u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Deceit”. Përvetësoi 16 700 euro, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçarja, përcjell albinfo.ch.
Në raportin policor thuhet se janë sekuestruar pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deceit”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.





