Këshilli Federal ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore – kryesisht për ata që duan të udhëtojnë.
Këshilli Federal ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore – kryesisht për ata që duan të udhëtojnë. Për udhëtime jashtë vendit, sipas Këshillit Federal, mund të jetë e nevojshme, gegjësisht të kërkohet që të bëhet një vaksinim tjetër përforcues.
Në të ardhmen, kjo mundësi do të jetë e disponueshme nga qendrat e vaksinimit të përcaktuara nga kantonet, shkruan BAG. Por, shpenzimet duhet të përballohen nga vetë udhëtarët. Çmimi do të përcaktohet nga kantonet dhe qendrat e vaksinimit, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, të gjitha vaksinimet e rekomanduara – siç është vaksinimi i dytë përforcues për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar – do të mbeten pa pagesë, sipas Këshillit Federal.





