LAJME

Predha e armës godet dritaren e një shtëpie në fshatin Gjonaj

Predha e armës godet dritaren e një shtëpie në fshatin Gjonaj
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2022, 10:42

Një person nga fshati Gjonaj i Prizrenit ka raportuar se derisa kishte qenë në oborrin e shtëpisë, një predhë e ka goditur dritaren e shtëpisë së tij.

Sic njofton policia, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e armës së zjarrit, shkruan PrizrenPress.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është në hetime.

“Fsh. Gjonaj, Prizren 14.10.2022-21:00 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së ti, kishte dëgjuar një krismë dhe më pas ka vërejtur se një predhë kishte goditur dritaren e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë e armës së zjarrit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime:, thuhet në raportin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika