- Reklama -

Pranvera, opsion për nisjen e restaurimit të kullave të Jasharëve

Sërish vjen marsi!

Dhe tek me ardhjen e stinës së pranverës – pas 25 vjetësh prej luftimeve treditore dhe rënies së familjes Jashari në Prekaz, pritet të nisë restaurimi i objekteve kulla.

- Reklama -

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Kompleksëve Memoriale, Bislim Zogaj, ka deklaruar se pranvera është opsion që ky proces përfundimisht, të fillojë.

“Shpresojmë që në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do të fillojë restaurimi i kullave të rezistencës, projekt ky i cili do të marrë kohë deri në realizimin e përgjithshëm. Por prioritet mbi prioritete është konservimi i shtëpive të rezistencës, pastaj të vazhdojë realizimi i projektit të përgjithshëm fazë pas faze”, është shprehur Zogaj për KlanKosova.tv.

“Jemi vonuar në realizimin e këtij projekti, por po shpresojmë se kjo vonesë do të arsyetohet me realizimin e një projekti të veçantë dhe madhështor, përmes të cilit do të paraqitej e gjithë rezistenca dhe sakrifica e popullit shqiptar, e në veçanti e familjes Jashari, për lirinë e Kosovës”.

Zogaj ka përmendur se do të bëhet një projekt i ri sa i përket restaurimit, derisa ka nënvizuar se objektet janë të qëndrueshme, përveç dy prej tyre.

“Përgjegjësia për këtë vonesë besoj se do të arsyetohet me faktin që tani kemi një detyrë projektuese dhe po besojmë që do të bëhet një projekt shumë më i mirë se sa të bëhej më herët dhe ku do të imponohej mungesa e buxhetit”.

“Sa i përket qëndrueshmërisë së këtyre objekteve, me propozim të komitetit ndërministror, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Fakulteti Teknik, kanë bërë një marrëveshje bashkëpunimi që ekspertët nga Fakulteti Teknik të vlerësojnë gjendjen e kullave dhe pas analizës së bërë kanë ardhur në përfundim se me përjashtim të dy objekteve në hyrje të Prekazit, shtëpitë e tjera mund të qëndrojnë edhe për një kohë. Aty ku është parë e nevojshme, janë kryer intervenimet emergjente”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort